Gazeta Si – ‘Pole position’ milimetrik dhe ende në dyshim për Maks Vershtapen në Suzuka. Kampioni në fuqi mundi me 10 të mijëtat Sharl Leklerk dhe 57 të mijëtat Karlos Sainz, por është nën hetim, pasi pengoi Lando Norris në fundin e xhiros së nxemjes.
Serxhio Perez niset nga vendi i 4-t në garën e nesërme, ndërsa surpriza e madhe ishte Esteban Okon, i cili është futur në 5-shen e parë me Alpine.
Full classification from that memorable qualifying session!#JapaneseGP #F1 pic.twitter.com/aKzkAGRbbZ
— Formula 1 (@F1) October 8, 2022
Në vend 6-të dhe të 8-të nisen dy makinat Mercedes, respektivisht të Ljuis Hemilton dhe Xhorxh Rasëll. Ato ndahen në mes nga Alpine i Fernando Alonsos.
Koha e Vershtapen është në dyshim dhe ai duhet të presë vendimin e Kolegjit të Komisarëve për të festuar ‘pole position’. Vetëm dy Ferrarit në një farë mënyre mbeten të kapura pas ‘lokomotivës’ holandeze.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




