Kosova

‘Veriu, tokë e askujt’, Kurti i përgjigjet Ramës: Është territor i Kosovës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një prononcim për mediat u pyet për deklaratat e mëhershme të kryeministrit Edi Rama, se “veriu i Kosovës është tok e askujt”.

“Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës dhe ne kemi nevojë për më shumë siguri. Pra trupat e NATO-s të jenë në patrullim me Policinë e Kosovës. Policia është dhe në veri të Ibrit. KFOR nuk është institucion i zbatimit, por Policia e Kosovës.  I falënderoj ata që ishin konstruktiv dhe na mbështesin”, tha Kurti për mediat pas samitit.

Kurti tha gjithashtu se kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç nuk ishte e interesuar që të firmoste marrëveshjen bazike me Kosovën dhe aneksin e zbatimit.

“Shpresojmë mos të ketë episod të katërt nga sulmet e Serbisë. Duhet të ketë sanksione ndaj Serbisë. Është ditë e mirë pasi Procesi i Berlinit e bën Ballkanin Europian.  Presidenti i Serbisë është i zënë në Kinë. Le ta nënshkruajmë marrëveshjen me kryeministren e Serbisë, marrëveshjen bazike të Brukselit dhe aneksin e zbatimit, por nuk ishte i interesuar”. tha Kurti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë