Nga Gazeta ‘Si’- Gjatë mbrëmjes së kaluar dhe mëngjesit të sotëm, reshje dëbore ka pasur në Theth, Lepushë, Vermosh, Dukagjin dhe në zonat e thella të Pukës dhe Fushë Arrëzit.
Deri më tani, nuk raportohen probleme në qarkullim, por ka shkëputje të energjisë në disa fshatra.
Edhe territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje bore me intensitet të ulët deri në mesatar në zonat e thella malore.
Nga subjektet kontraktore po punohet për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre. Probleme me energjinë elektrike ka në fshatrat Myhejan dhe Kërrnajë, në Tropojë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën apel drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjetit dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë në zonat malore me prezencë dëbore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.