Kosova

Veriu i Kosovës sot në zgjedhje, në garë vetëm një kandidate serbe e pavarur

Nga Gazeta ‘Si’-Banorët e 4 komunave në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, i drejtohen sot(23 prill) kutive të votimit në zgjedhjet e parakohshme lokale.

Të parashikuara të mbaheshin më 18 dhjetor, pas tërheqjes së përfaqësuesve serbë nga institucionet, këto zgjedhje, falë ndërhyrjes dhe të komunitetit ndërkombëtar, u shtynë sot.

Ndonëse shtyrja kishte si qëllim uljen e tensioneve, duket se në terren nuk ka ndryshuar asgjë. Të gjitha subjektet serbe i kanë bojkotuar këto zgjedhje, përveç kandidates së pavarur Sllagjana Pantiç e cila garon në komunën e Zveçanit.

Në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës janë hapur gjithsej 19 qendra votimi, prej të cilave 13 në kontejnerë. Janë 18 mijë e 118 votues që do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në këto qendra.

Liderët e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti bënë thirrje mbrëmjen e kaluar që qytetarët të dalin në këto zgjedhje për t’u ndarë nga e shkuara dhe për të zgjedhur për të ardhmen e tyre.

Ndërsa nga Lista Serbe dhe Beogradi zyrtar kërkuan që zgjedhjet të bojkotohen masivisht, për t’i treguar komunitetit ndërkombëtar se kujt i përkasin këto zona.

 Vuçiç tha se pas 23 prillit kjo zonë “do të pushtohetndërsa më herët, BE dhe SHBA kanë paralajmëruar se do t’i njohin këto zgjedhje nëse janë të lira dhe të ndershme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë