Përdoruesit e Instagramit dhe Facebook-ut mund të duhet të paguajnë për të verifikuar profilet e tyre që t’u dalë “shenja blu”.
Kështu ka bërë të ditur kompania “Meta” që zotëron dy rrjetet sociale.
Për përdoruesit e iPhone dhe Android ky shërbim do të kushtojë 14.99 Dollarë, ndërsa për përdoruesit e web do të kushtojë 11.99 Dollarë në muaj.
Ky ndryshim do të jetë fillimisht i disponueshëm në Australi dhe në Zelandë të Re, duke filluar nga kjo javë.
Verifikimi i llogarive në 2 rrjetet sociale është i disponueshëm për individët, ndërsa për bizneset ende jo.
“Shenja blu” në Instagram dhe Facebook krah emrit të përdoruesit është përdorur si simbol për të vërtetuar origjinalitetin e përdoruesit.
Tashmë që ky shërbim do të bëhet me pagesë, përdoruesit do të kenë audiencë më të madhe të postimeve të tyre dhe do të jenë më të mbrojtur nga personat e tjerë që tentojnë të hapin llogari me emrat e tyre.
Verifikimi i profileve në Instagram dhe Facebook me “shenjën blu” do të bëhet përmes kartës së identitetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



