Me rritjen e temperaturave, njerëzit mendojnë për ditët e plazhit, pijet freskuese dhe pushimet e shumëpritura. Por për urologët, ardhja e verës sinjalizon diçka tjetër, “gurët në veshka”.
Është e vërtetë, gurët në veshka janë shoqëruar me motin e ngrohtë kudo në botë. Gjithashtu, edhe periudha e dhimbjes së veshkave mund të jetë më e gjatë, për shkak të ndryshimeve klimaterike të vazhdueshme. Kjo gjë shkaktohet, të paktën pjesërisht nga dehidratimi.
Gjatë këtij viti, janë shënuar rritje ekstreme të temperaturave në Europë, kështu që mjekët shprehen që njerëzit duhet të jenë më të kujdesshëm. Edhe pse ekziston një hipotezë e tillë, njerëzit ende nuk janë ende të qartë sepse veshkat janë të rrezikuara më shumë në stinën e verës. Marcos Del Rosario-Santiago, një urolog në marinën meksikane dhe një anëtar i Shoqatës Urologjike Amerikane shprehet se rritja e temperaturave, sot ë thotë një numër më i lartë pacientësh për gurë në veshka. Kjo gjendje ndodh për një sërë arsyesh.
Gurët në veshka formohen kur kimikate të caktuara në urinë formojnë kristale, me pas këto kristale rriten duke u kthyer në grimca të mëdha, të cilat lëvizin në traktin urinar. Kur gurët bllokojnë rrjedhën e urinës, kjo gjë krijon dhimbje dhe bëhet potencialisht e rrezikshme për bllokimin e veshkave dhe mos filtrimin e gjakut nga mbetjet metabolike. Shumica e gurëve janë të formuan nga oksilati i kalciumit ose fosfori. Një tjetër faktor që ndikon në formimin e gurëve ne veshka është edhe vëllimi i ulët i urinës, sepse më pak lëngje për të shpërndarë kripërat urinare, nënkupton më shumë urinë të koncentruar.
Vëllimi i ulët i urinës mund të vijë si rezultat i shumë shkaqeve të ndryshme, duke përfshirë, konsumimin e pakët të lëngjeve, kryerja e ushtrimeve fizike të shumta, ose qëndrimi për një kohë të gjatë në një mjedis të nxehtë. Gjithashtu, duhet të dini se vëllimi i ulët i urinës është në një ngjyrë të errët.
Sipas Rosario-Santiago, konsumimi i lëngjeve është shumë e rëndësishme për uljen e rrezikut të formimit të gurëve sidomos në zonat tashmë tropikale dhe subtropikale. Ai shton se një tjetër faktor që ndikon është edhe obeziteti. Duke qenë mbi peshë, mund të ndryshohen nivelet e acidit në urinë dhe për pasojë do të formohen gurët. Dieta ushqimore është e rëndësishme. Konsumimi i proteinave në ushqime si mish pule, peshk dhe mish derri, mund të rrisin nivelet e acidit në urinë.
Mjekët bëjnë me dije se personat e sëmurë, duhet të kenë më shumë kujdes, sidomos ata qëë vuajnë nga sëmundja e zorrëve, hiperparatiroidizmi ose çrregullime të tjera gjenetike të rralla, pasi mund të bëjnë që gurët të formohen edhe më shumë.
Pra, çfarë mund të bëni për të parandaluar gurët në veshka?
Si fillim duhet të rrisni vëllimin e urinës tuaj duke pirë shumë ujë. Kjo veçanërisht është për njerëzit që kanë pasur gurë veshkash më parë dhe janë pastruar. Ekspertët sugjerojnë që të konsumoni më shumë se 3 litra ujë në ditë. Acidi limoni është një tjetër substancë që mund të ndihmojë në parandalimin e formimit të llojeve të caktuar të gurëve në veshka. Përzierja e ujit me lëng limoni do të ju ndihmonte shumë.
Ushqime të tjera që duhet të shmangni janë arrat, panxhar, çaj dhe çokollatë. Këto ushqime kanë përqendrime të larta të oksalatit që kontribuojnë në formimin e gurëve, veçanërisht në njerëzit që janë të prirur për të qenë në këtë gjendje. Rosario-Santiago shprehet se nivelet e larta të oksalatit të urinës nuk janë gjithmonë për shkak të sasisë së kalciumit që ju hani, por për shkak të sodiumit që keni në trup.
“Zakonisht mjekët i’u kërkojnë pacientëve që të kufizojnë sasinë e kalciumit që marrin me anë të dietës. Në vend të kësaj, ata duhet të zvogëlojnë konsumin e kripës. Ju gjithashtu duhet të shmangni pijet të ndryshme me sheqer. Ndërsa ngrohja globale rritet, ne do të duhet të kujdesemi për trupin tonë dhe planetin gjithnjë e më shumë,” shtoi ai./The Washington Post/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.