Një verë kroate është mes verërave të përzgjedhurave që do të shërbehen në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles të Britanisë. Duket se kompania kroate ka një lidhje të gjatë historie me oborrin mbretëror, duke qënë se vera e tyre është shërbyer edhe në kurorëzimin e mbretëreshës Elizabeth II.
Kompania ‘Ilocki Podrumi’, e njohur për prodhimin e verës Traminac, njoftoi se vera e saj e bardhë gjysmë e ëmbël, e vitit 2019 do të shërbehet gjatë ceremonice të kurorëzimit të mbretit Charles.
Kjo shënon herën e dytë që vera Traminac nga ‘Ilocki Podrumi’ do të shërbehet në një kurorëzim mbretëror. Hera e parë ishte në kurorëzimin e Mbretëreshës Elizabeth II në vitin 1953, ku u shërbye prodhimi i vitit 1947.
“Lidhja jonë me oborrin mbretëror ka një histori të gjatë. Në vitin 1953, ne u ngarkuam të dorëzonim 11,000 shishe verë “Traminac”, e cila është një verë e cilësisë së mirë që prodhohet këtu. Edhe pse jo 100 për qind verë nga rrushi “Traminac”, ky ishte varieti kryesor i verës sonë që u përdor në kurorëzimin e Mbretëreshës Elizabeth II”.
Zyrtarja e marketingut Vesna Stajer, thotë se vera Traminac e shërbyer në kurorëzimin e Mbretëreshës Elizabeth II – vera më e vjetër në qilarin e tyre- ka tani një vlerë prej 7,500 eurosh shishja.
“Dërguam 18 shishe si një numër simbolik, duke mbushur tre arka druri me verën tonë të zgjedhur, Traminac 2019, e cila është një verë e njohur, që mund të blihet nga të gjithë klientët tanë”.
Specialistja e verës Ivana Raguz theksoi se popullariteti i Traminac-it po rritet midis klientëve dhe turistëve britanikë që vizitojnë vendin.
“Traminac” është një verë e bardhë gjysmë e ëmbël e prodhuar nga rrushi i vjelur me kujdes me përmbajtje të lartë sheqeri. Ka një ngjyrë të verdhë-ari dhe përmban shije të spikatur mjalti. Kjo verë ëmbëlsire ka një shije unike, duke e bërë atë një verë të strukturuar mirë dhe harmonike, me një përmbajtje prej 14.5% alkool”.
Specialistja Ruguz thotë se rreth një hektar rrush i përzgjedhur në mënyrë të përpiktë prodhoi rreth 1000 litra verë “Traminac.” Ky varietet rushi u mblodh në fund të tetorit 2019 pasi piqet pak më vonë.
Kurorëzimi i mbretit Charles do të bëhet të shtunën më 6 maj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje