Ngjarje

Venecia, uji merr ngjyrë jeshile, nisin hetimet

Uji në kanalet e famshme të Venecias të dielën mori ngjyrë jeshile fluoreshente, duke tërhequr edhe vëmendjen e autoriteteve vendas, jo vetëm të banorëve dhe turistëve.

Autoritetet vendase kanë marrë mostra të ujit me ngjyrën e çuditshme dhe kanë kryer menjëherë analizat. Teoritë për këtë fenomen kanë qenë menjëherë të shumta ku kryeson lëshimi i bojës nga ndonjë protestë e aktivistëve në mbrojtje të mjedisit.

Mediat italiane kanë raportuar se policia ka kontrolluar kamerat e sigurisë për të parë nëse dikush mund të ketë hedhur bojë.

Shumë përdorues të mediave sociale thanë se imazhet që u publikuan nga Venecia të kujtonin vitin e largët 1968, atëherë kur artisti argjentinas, Nicolás García Uriburu, ngjyrosi ujërat e Kanalit të Madh në të gjelbër për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet ekologjike.

Shkak për ngjyrën jeshile fosforeshente në Kanalin e Madh të Venecias mund të ketë qenë një gjurmues. Paraprakisht besohet se bëhet fjalë për një gjurmues me ngjyrë, nga ata që përdoren për të zbuluar rrjedhat e ujit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë