Ministrja e Financave, Anila Denaj që ka njoftuar në llogarinë e saj në facbook lajmin e miratimit të vendimit për subvecionin e intersave të huasë.
Ky vendim parashikon sipas saj mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve.
“Formalizuam premtimin për subvencionimin e interesave të huave, pjesë e Garancisë Sovrane 1.”- ka shkruar minsitrja Denaj.
Sipas njoftimit, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin mbi rimbursimin e interesave për Garancinë e Huasë Shtetërore 1 për të gjitha subjektet përfituese në të gjitha bankat e nivelit të dytë.

Vendimi në fjalë do të reduktojë barrën e tregtarëve dhe shoqërive tregtare që përfitojnë nga kjo Marrëveshje Garancie.
Po ashtu, do të zbusë efektet financiare për sipërmarrësit në reagimin ndaj COVID 19 dhe do të lehtësojë sigurimin e fondeve për vijimësinë e pagesës së punonjësve në sektorin privat.
Sipas asaj ç’ka shkruan ministrja Denaj, me rreth 400 aplikime të sektorit privat në proces, për një shumë përmbledhëse mbi 45% të Garancisë, kanë filluar të disbursohen shumat e para nga kjo kredi të përfitim të punëdhënësve dhe punëmarrësve.
Minsitrja Denaj gjithashtu u ka bërë thirrje përsëri bizneseve të interesuara të përdorin mundësinë e Garancisë Sovrane, duke përfituar:
*nga ky rimbursim i interesit
*nga koha prej 3 muajsh për të drejtën e mospagimit të principalit të kredisë
Njëkohësisht sipas burimeve në qeveri po disutohet garancia e dytë sovrane prej 150 milion dollarësh. Ky instrument mendohet të garantojë kreditë për kapital pune për të gjithë bizneset e prekura nga kriza e Covid-19. Prioritet do të jenë tre sektorë: turizmi, fasonët dhe prodhimi.
Sipas asaj që po diskutohet, të gjithë bizneset të cilat do të kërkojnë këtë financim nuk do t’i aprovohet më shumë se 2 milion dollarë kredi, e në asnjë rast më shumë se 25% e xhiros vjetore të vitit 2019.
Ndryshe nga skema e parë, ku shteti përmes fondit 100 milion dollarë siguronte kredinë për paga duke kushtëzuar për bankat një interes të ulët, në rastin e huasë për likuiditet, ministria e Financave dhe Ekonomisë do të garantojë vetëm 40% të linjës së kredisë, pjesa tjetër e riskut do të ndahet mes bankës dhe biznesit.
Bankës në këtë rast i lind e drejta, që të kërkojë kolateral për pjesën e kredisë që ajo financon, por në asnjë rast kolaterali nuk do të kërkohet për shumën që merr përsipër garancia sovrane.
Bizneset që do të financohen duhet të mos rezultojnë kreditorë të këqij, të mos kenë patur vështirësi paguese përpara shkurtit të këtij viti, apo të kenë detyrime tatimore të cilat datojnë po në muajin shkurt.
Bankat kanë të drejtë që të shqyrtojnë kërkesat e tyre brenda 2 muajve, ndërsa në rastin se huamarrësi nuk paguan kredinë për 180 ditë, banka merr 40% të shumës nga fondi i garancisë sovrane.
Nga të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë rezulton se për kredinë e parë sovrane kanë aplikuar 470 biznese dhe vetëm 70 kredi janë aprovuar. Sipas bzineseve që u ëshët refuzuar kjo kredi, “në këtë situatë dhe me kriteret e shtrënguara të bankës, është e vështirë të përfitosh nga kredia sovrane”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




