Kosova

Vendimi për dinarin / Vuçiç i ‘ankohet’ SHBA-së. Takohet sot me zyrtarët e lartë amerikanë

Nga Gazeta ‘Si’- Pas takimit ditën e djeshme(31 janar) me përfaqësuesit e Quint-it dhe BE-së, presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç pritet të takojë sot zyrtarë të lartë të administratës së presidentit amerikan Joe Biden.

Mësohet se qëllimi i bisedës do të jetë vendimi i autoriteteve në Prishtinë për aktivizimin e dekretit për heqjen e dinarit serb nga qarkullimi në Kosovë, vendim që hyn në fuqi  nga dita e sotme.

Mediat në Serbi shkruajnë se pas këtij aktiviteti intensiv diplomatik, pritet që Vuçiç t’i drejtohet publikut në orët e ardhshme ku do informojë qytetarët për detajet më të rëndësishme të kësaj serie bisedimesh.

Më 29 janar, Vuçiç gjatë një takimi në Beograd me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kërkoi anulimin e vendimit të BQK-së.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Serbisë – ka thënë se vendimi i BQK-së rrezikon mbijetesën e serbëve në Kosovë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë