Futboll

Vendimi/ Një çmim për ‘Lojtarin e ndeshjes’ në Serinë A prej sezonit të ardhshëm

Gazeta Si – Ka të reja në Serinë A. Prej sezonit të ardhshëm do të akordohet një çmim në çdo ndeshje për lojtarin më të mirë në fushë. Vendimi është marrë nga asambleja e klubeve gjatë një videokonference.

“Është vendosur që duke filluar nga sezoni i ardhshëm të jepet çmimi ‘Man of the Match (Njeriu i ndeshjes), i sponsorizuar nga kompania ‘Panini’. Do të akordohet për lojtarin më të mirë për secilën nga 380 ndeshjet e kampionatit të Serisë A.

Do të jenë të apasionuarit pas futbollit, që nëprmjet një ‘QR code’, do të votojnë për lojtarin që do të marrë çmimin në fushë menjëherë pas ndeshjes”, – ka shpjeguar Liga në një komunikatë zyrtare pas përfundimit të asamblesë.

Ky çmim individual do të jetë një motiv më shumë për lojtarët e Serisë A, ku luajnë edhe shumë nga futbollistët e Kombëtares shqiptare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë