Politike

Vendimi i Trump / Nga ministritë te SPAK, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve nga SHBA

Nga Gazeta Si- Pas vendimit të presidentit Donald Trump, për ndërprerjen e fondeve të SHBA, Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar të gjitha institucionet që preken nga kjo vendimmarrje.

Fillimisht kjo letër i është dërguar Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme për të informuar Qeverinë e Republikës së Shqipërisë mbi synimin e Urdhrit Ekzekutiv të Qeverisë së SHBA-së për të pezulluar zbatimin, detyrimet e reja dhe disbursimet e fondeve deri në përfundimin e një rishikimi të të gjitha programeve të ndihmës së huaj.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dërgoi një mesazh për ambasadat e SHBA-së në mbarë botën, duke sqaruar se ndihma ndërkombëtare do të shpërndahet vetëm në përputhje të plotë me politikën e jashtme të presidentit të Shteteve të Bashkuara. 

Në këtë letër informuese thuhet se:

“Partnerët e programeve dhe zbatuesit e programeve të ndihmës së financuar nga SHBA në Shqipëri po njoftohen për këtë veprim. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon me mirësjellje që ky njoftim të ndahet me të gjitha ministritë, institucionet dhe entet e tjera qeveritare përkatëse që bashkëpunojnë përmes programeve ekzistuese të ndihmës së huaj të SHBA-së.

Institucionet që jane njoftuar nga Ambasada për pezullimin e fondeve nga SHBA:

Ministria e Financave, duke përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare

Ministria e Brendshme, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Qendrën e Koordinimit për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministria e Drejtësisë, duke përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve

Ministria e Mbrojtjes

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Ministria e Shtetit për Qeverisjen Vendore

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përfshirë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX)

Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Parlamenti, duke përfshirë komisionet e tij

Këshilli i Lartë Gjyqësor

Këshilli i Lartë të Prokurorisë

Gjykata Kushtetuese

Gjykata e Lartë

Të gjitha gjykatat, duke përfshirë Gjykatat e Apelit, Gjykatat Administrative të Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit

Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Gjykata e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm

Inspektori i Lartë të Drejtësisë

Komisioni i Pavarur të Kualifikimit, Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Kolegjit e Posaçëm të Apelimit

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK)

Agjencia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ministria e Shtetit dhe Zyrën e Kryenegociatorit

Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC)

Të gjitha qeverisjet vendore”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë