Teknologji dhe Inovacion

‘Vendimi’ i radhës i Elon Musk, pyet në Twitter nëse duhet të qëndrojë si shef. Shumica i thonë ‘JO’

Pronari i Twitter, Elon Musk u ka kërkuar përdoruesve të platformës të votojnë për të ardhmen e tij si shef ekzekutiv.

Në një sondazh për 122 milionë ndjekësit e tij, ai shkroi në Twitter: “A duhet të largohem nga posti i kreut… Do të bëhet ajo që doni ju”.

Manjati i teknologjisë, i cili gjithashtu drejton Tesla-n dhe Space X, është përballur me shumë kritika që nga marrja e Twitter-it.

Pas një beteje ligjore, Musk mori kontrollin e kompanisë në tetor në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh.

Deri në mëngjesin e të hënës, më shumë se 13 milionë njerëz kishin votuar në sondazhin e tij dhe 57 për qind kishin thënë “po”.

Dan Ives, ekspert IT tha se nëse do të ndiqet votimi, mund të  jetë fundi i mbretërimit të Musk si shef ekzekutivi i Twitter.

Musk është kritikuar për qasjen e tij ndaj moderimit të përmbajtjes, me disa grupe që e akuzojnë atë për përhapjen e gjuhën së urrejtjes dhe dezinformimin.

“Unë mendoj se përfundimisht në 24 orët e ardhshme Musk ndoshta do të emërojë një CEO të ri të përkohshëm të Twitter”, tha Ives.

Pas fillimit të sondazhit, Musk shkroi në Twitter: “Siç thuhet, ki kujdes se çfarë dëshiron, pasi mund ta marrësh”.

Ai shtoi më vonë: “Ata që duan pushtet janë ata që më së paku e meritojnë atë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë