Politike

Vendimi i Kushtetueses për komisionet hetimore, Bardhi: Gjykata na dha të drejtë, Begaj zgjodhi t’i shërbejë Ramës dhe jo Kushtetutës    

Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e dispozitave të kundërshtuara nga deputetë të PD-së për Gazment Bardhin, nuk përbën surprizë

“Është fakt që Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike paralajmëroi se dispozitat e shtuara në Ligjin për Komisionet Hetimore synonin të asgjesonin të drejtën kushtetuese të opozitës për kontroll parlamentar, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, pikërisht në periudhën kur opozita po protestonte për mohimin e kësaj të drejte.

Ky vendim i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese na provoi edhe atë që prej kohësh kemi thënë me zë të lartë: Në Shqipëri është asgjesuar institucioni i Presidentit të Republikës”, thotë Bardhi.

Më tej ai shton:  “Në kulmin e një krize parlamentare, Presidenti i Republikës u ftua të luante rolin e tij kushtetutës, të mos shpallte një ligj antikushtetutes dhe antidemokratik, që synonte të asgjesonte opozitën, duke i dhënë kështu shansin palëve politike të gjenin një zgjidhje për krizën parlamentare dhe jo të thellonin këtë krizë me veprime antikushtetuese të mazhorancës.

Por Presidenti i Republikës Bajram Begaj, në vend që ti qëndronte besnik betimit për të respektuar Kushtetutën, zgjodhi ti qëndronte besnik betimit për të shërbyer si një ushtar i Edi Ramës. Fatmirësish, edhe në këtë rast, keqpërdorimi i Presidentit të Republikës, ishte i përkohshëm dhe pa asnjë vlerë. Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë, duke gjetur në anti-kushtetueshmëri dyshen Rama-Begaj”, vëren Bardhi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë