Gazeta Si – UEFA ka njoftuar zyrtarisht sot se cilat do të jenë vendet, që do të organizojnë Europianët 2028 dhe 2032. I pari në Mbretërinë e Bashkuar dhe i dyti në Itali dhe Turqi.
Europiani i 2028-ës është vendosur të organizohet në Angli, Skoci, Uells, Irlandën e Veriut dhe Irlandë. Edicioni i 2032-shit, ashtu siç ishte paralajmëruar, do të organizohet nga Italia dhe Turqia. Janë vendimet zyrtare të UEFA-s.

Zgjedhja e stadiumeve italiane që do të presin ndeshjet e Europianit do të bëhet publike në tetor të 2026-ës, por ndarja e turneut me Turqinë bën që të jenë 5 qytete të ndryshme, me mundësinë që të bëhen 6.
“Urime të gjithë kandidatëve, është bërë një punë e madhe dhe nuk ishte e lehtë. I kemi vlerësuar shumë vërtet të gjitha prezantimet”, – ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, që u dha të drejtën e organizimit të Europianit 2028 Britanisë së Madhe dhe Irlandës, si dhe Europianit 2032 Italisë dhe Turqisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




