Politike

‘Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen’. Ambasadori i BE i la Spiropalit 3 mesazhet e Brukselit në tryezë

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato në takimin në Kuvend  me drejtuesit e institucioneve të pavarura ka shprehur rezerva për mënyrën sesi Parlamenti i ka injoruar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

"1-Dua të theksoj rëndësinë e institucioneve të pavarura në kontekstin e anëtarësimit në BE.
Jeni në një fazë kritike dhe po punoni fort për të hapur kapitujt e parë. Ky parlament ka rol kyç për të luajtur. Keni miratuar udhërrëfyes ambicioz për administratën, që përfshijnë reforma konkrete dhe shumica bëhen realitet nëse ka një mobilizim të fuqishëm. Mund ta konsideroj përpjekje e gjithë shtetit.

Negociatat e suksesshme kërkojnë dialog ndërkombëtar dhe bashkëpunim institucional.
Shpresoj në Kuvend nga të gjitha palët të konsiderohet një priotitet kombëtar strategjik. Parlamenti qendra për të pasur dialog konstruktiv.

2-Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen siç dalin nga ky institucion. Duhet të hidhen hapat për një sistem gjyqësor të pavarur që duhet të garantojë që drejtësia t’i lëshojë integritet qytetarëve

3-BE do vijojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt BE", tha ai.

Ndërkohë Komisioni i Venecias ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e Kuvendit për mandatin e deputetes Olta Xhaçka në fillim të muajit dhjetor (datat 6-7).

Sipas njoftimit për shtyp të bërë të ditur nga ky institucion një ditë më parë, kërkesa është parashtruar më 13 shtator nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Spiropali, iu drejtua Presidentes së Komisionit të Venecias, Claire Bazy Malaurie, nëpërmjet së cilës i kërkoi opinion në lidhje me raportin midis demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe detyrimit për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Pas 14 orësh seancë parlamentare, pas mesnate më 13 shtator deputetët u thirrën për të votuar mbi kolegen e tyre Olta Xhaçka.

Socialistët nuk votuan kundër, si dy herët e tjera, por pjesa më e madhe e tyre abstenuan, duke rrëzuar kështu për herë të dytë vendimin e Kushtetueses.

Kuvendi i Shqipërisë më 12 shtator nuk arriti të mbledhë votat e nevojshme për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Demokratët kërkojnë heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës, duke pretenduar se bashkëshorti i saj, si investitor strategjik, ka përfituar pasuri publike dhe rrjedhimisht dhe vetë deputetja e qarkut të Korçës, çka bie ndesh me përcaktimet kushtetuese për deputetët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë