Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri. Vendim i turpshëm dhe një drejtësia e kapur është komenti i parë i kryedemokratit Lulzim Basha nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Vendimi i turpshëm për të mos bërë drejtësi për krahun e djathtë të Edi Ramës, që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe e shndërroi atë në njollën e zezë të krimit në Europë, provon se drejtësia në Shqipëri është peng i Edi Ramës, dhe Edi Rama është peng i krimit. Vendimi i sotëm konfirmon se Edi Rama bëri gjithçka për ta mbrojtur Saimir Tahirin, sepse Saimir Tahiri e mban peng Ramën me dosjet e korrupsionit dhe të lidhjeve të tij me krimin, duke nisur me dosjen e kokainës së Xibrakës, ku është i përfshirë vëllai i Edi Ramës”, shkruan Basha në Facebook.
Për liderin e opozitës për sa kohë Rama është në krye të qeverisë në vend nuk ka për të pasur drejtësi dhe se krimi dhe të pushtetshmit do të jenë të paprekshëm. “Shqipëria do të mbetet peng i krimit dhe shqiptarët më të varfër e më të papunë. Vetëm çlirimi i qeverisjes nga krimi do ti hapë rrugë drejtësisë së vërtetë dhe mirëqenies për të gjithë shqiptarët”, mbyll reagimin e tij, Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.