Treg

Vendi me konsumin më të lartë të birrës, po falimenton prodhuesit e vegjël

Çekët janë ndër qejflinjtë më të mëdhenj në botë të birrës, por tashmë atyre u është drejtuar një apel që "të rriten" në mes të kësaj krize të koronavirusit.

Qindra birrari të vogla të vendit përballen me një të ardhme të zymtë pasi, izolimi kombëtar detyroi baret dhe restorantet të mbylleshin në mesin e marsit.

Situata ka privuar prodhuesit artizanalë të birrës nga prodhimi, i ka lënë ata pa të ardhura dhe me një stok birre që do të skadojë së shpejti.

"Ne shesim birrën tonë në pabin tonë, dhe në një bar tjetër, por gjithçka është mbyllurdhe ky është është një problem i madh për bizneisn", tha Premysl Lexa, prodhues i birrës në fabrikën Moritz Inn.

Moritz Inn, me qendër në lindje të vendit, është një nga më shumë se 170 birraritë e vogla që janë regjistruar në ZachranPivo, ose "Save the Beer", një iniciativë e nisur kohët e fundit që lejon këto birrari të vogla të shesin stokun e tepërt të tyre para se të skadojnë.

Një uebfaqe miqësore për përdoruesit i cili ndihmon klientët të lokalizojnë birrarinë më të afërt në zonën e tyre dhe gjithashtu të bëjnë porosi përmes internetit.

Një njoftim në këtë faqe citon se më 31 marsi ishin 5 milion e 970 mijë e 750 shishe birre prej 169 birrarive të vogla që "presin të shpëtohen".

Sipas Shoqatës së Birraive të Vogla të Republikës Czecheke, një e katërta e këtyre bizneseve të vogla, shpesh biznese familjare, nuk do t'i mbijetojnë krizës që ka kapluar vendin dhe mbarë botën.

Por ai parashikim u bë një javë më parë.

"Unë jam akoma edhe më pesimist sot", tha Michal Pomahac, pronari i një birrarie familjare që quhet Kytin pranë Pragës dhe bashkëthemelues i nismës Save the Beer.

Vetë birraria e tij ka humbur 80 përqind të qarkullimit që prej fillimit të kufizimeve në mesin e marsit, tha Pomahac, megjithëse nuk është një situatë aq e keqe sa për birrraritë që prodhojnë vetëm birrë për mbajtësat cilindrikë, disa prej të cilave kanë parë që e gjithë xhiroja e tyre të zhduket brenda disa javësh .

Shumë birrari, në pritje të një tregtie në rritje për Pashkët e fillimprillit, nisën të prodhojnë sasi të mëdha në muajt e kaluar. Por mbyllja e detyruar e bareve dhe restoranteve, do të thotë se shumica e birrarive tani janë pa klientë.

Në pamundësi për të shitur birrë me fuçi ose në mbajtëset cilindrike me çezmë që serviren nëpër travolina në vende të tilla, shumicës u është dashur të shesin birrë në shishe për klientët individualë. Birraritë më të mëdha, ndërkohë, kanë kontratat për ti ruajtur mirë markat e tyre në supermarkete. Megjithatë, për shumë birrari të vogla që prodhojnë birrë artizanale të pa filtruar, me një afat të shkurtër kohor drejt skadencës, është një garë kundër kohës.

Republika Çeke kishte industrinë e shtatë më të madhe të birrës në Bashkimin Europian në vitin 2016, dhe një studim i vitit të kaluar zbuloi se, përpos gjashtë birrarive të mëdha, ekzistojnë 30 të mesme, si dhe 440 birrai të vogla, nga 160 në 2012. Firmat çeke eksportuan një rekord të lartë 5.16 milion hectolitra birrë vitin e kaluar, me një rritje prej 11 % nga 2018, sipas të dhënave nga “Czech Beer and Malt Association”.

Eksportet e birrës ishin me vlerë rreth 290 milion euro në 2018. Plzensky Prazdroj, birraria më e madhe e vendit, raportohet se ishte e dhjeta tatimpaguese më e madh në vend atë vit.

Por birra është më shumë se sa thjesht biznes për çekët. Për vite të tëra, vendi ka ruajtur mantelin e konsumit më të madh të birrës në botë për frymë, me çdo çek që konsumon mesatarisht 143 litra birrë në vit, sipas një raporti të Konsumimit Global të Birrës 2016 nga Universiteti Kirin Beer.

Shija për këtë pije, megjithatë, ka krijuar disa probleme për autoritetet ndërsa përpiqen të zbatojnë një bllokim mbarëkombëtar. Raportet e lajmeve lokale zbulojnë se disa bare qendrojnë hapur, megjithë rregullat e qeverisë, ndërsa disa janë përpjekur të marrin masa rreth kufizimeve të reja duke shitur birrën përmes dritareve për tu konsumuar jashtë, në natyrë. Kjo teknikisht respekton rregullat, megjithëse autoritetet kanë kundërshtuar praktikat e tilla.

Një bar në Uherske Hradiste, në juglindje të Republikës Çeke, ka marrë gjobë në shumën e tre milion koruna (rreth 110,000 euro) javën e kaluar pasi u shërbeu klientëve birrë në kopshtin e barit.

Megjithatë, deri më tani, shumica e raporteve sugjerojnë se çekët po mbyllen duke respektuar përgjithësisht rregulloret e emergjencës dhe mbështesin kufizimet e ashpra të qeverisë për lëvizjen e lirë, të cilën kryeministri Andrej Babis i ka zgjatur deri më 11 prill. Numri i vdekjeve të lidhura me COVID-19 u rrit në 23 më 31 Mars, me 3,002 të infektuar të konfirmuar pas më shumë se 43,000 testeve të kryera.

Shumica e ekonomistëve tani presin që Republika Çeke të hyjë në recesion këtë vit, megjithëse nuk dihet se cilët tregje do të goditen më shumë. Ashtu si në sektorët e tjerë të ekonomisë, edhe  në sektorin e prodhimit të birrës, firmat më të mëdha ka të ngjarë ta superojnë krizën krahasimisht me bizneset më të vogla.

Gjigandi japonez i pijeve Asahi, për shembull, zotëron Plzensky Prazdroj, fabrikën e birrës më të madhe në vend dhe kontrolluesin e disa prej markave më të mira të birrës në vend, si Pilsner Urquell, Radegast dhe Birell jo-alkoolik.

Tomas Mraz, drejtori i shitjeve i Plzensky Prazdroj, thotë aktiviteti i kompanisë "është plotësisht funksional" për momentin. Ata kanë rritur shpërndarjen e birrës së konservuar ose në shishe për dyqane dhe zinxhirë me pakicë.

"Është shumë herët tani për të vlerësuar ndikimin e situatës aktuale në biznesin tonë dhe të gjithë segmentin," shtoi Mraz.

Një fat i keq do të rezervohet për firmat më të vogla. Një studim i Dhomës së Tregtisë Çeke javën e kaluar zbuloi se shtatë përqind e të gjitha kompanive kanë shkarkuar piunonjës ose kanë bërë shkarkime të përkohshme për shkak të krizës COVID-19, megjithëse kjo u rrit në pothuajse një të pestën e firmave në sektorët e restoranteve dhe bareve, sipas Dnes , një gazetë lokale.

Ashtu si shtetet e tjera europiane, qeveria Çeke ka njoftuar një paketë të konsiderueshme stimulimi financiar për të ndihmuar bizneset dhe familjet të menaxhojnë krizën, megjithatë ka shumë konfuzion për mënyrën sesi firmat e vogla mund të bëhen pjesë për të përfituar nga paketa e urgjencës dhe sa kohë do të marrë shpërndarja e parave.

"Gjëja më e keqe është se askush nuk mund ta dijë e ta shohë fundin e kësaj krise," tha Pomahac, i birrës Kytin, i cili parashikon se disa kufizime do të vazhdojnë të qendrojnë në fuqi vend për tre muaj. "Dhe edhe nëse ata hapin pabet," shtoi ai, "askush nuk do të jetë i entuziazmuar për t'u mbledhur në hapësira të mbyllura ... Ka pothuajse mbështetje zero nga qeveria çeke, kështu që shumica e bizneseve nuk do të kenë më likuiditet". /euronews


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë