Anglia do të jetë vendi i parë në botë që do të fillojë vaksinimin e njerëzve kundër infeksionit seksualisht të transmetueshëm, gonorresë.
Si fillim, fokusi do të jetë vaksinimi i homoseksualëve dhe personave biseksualë me një histori partnerësh të shumë seksualë.
Vaksina është 30-40% efektive, por NHS e Anglisë shpreson se do të përmbysë numrin në rritje të infeksioneve.
Në Angli, kishte më shumë se 85 mijë raste në 2023, shifra më e lartë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1918.
Gonorrea nuk ka gjithmonë simptoma, por ato mund të përfshijnë dhimbje, inflamacion të organeve gjenitale dhe infertilitet.
Sa njerëz do të zgjedhin të imunizohen është e pasigurt por parashikimet nga Imperial College London tregojnë se nëse vaksina rezulton me sukses dhe pritet mirë nga njerëzit, atëherë mund të parandalojë 100,000 raste dhe t’i kursejë NHS-së gati 8 milionë paund gjatë dekadës së ardhshme.
Vaksinimi do të fillojë në gusht dhe do të ofrohet përmes shërbimeve të shëndetit seksual.
Shëndeti Publik i Skocisë tha se po punonte gjithashtu për të nisur programin e vet për individët me rrezik të lartë.
A është mjaftueshëm efektive?
Kjo vaksinë nuk është projektuar për gonorrenë. Është vaksina e meningjitit B që u jepet aktualisht foshnjave.
Por bakteret që shkaktojnë dy sëmundjet janë aq të lidhura ngushtë saqë vaksina MenB duket se i ul rastet e gonorresë me rreth një të tretën.
Profesor Andrew Pollard, kryetari i Komitetit të Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI), i cili rekomandoi vaksinën, tha se pavarësisht se është vetëm 30% efektive, ia vlen dhe mund të ketë “një ndikim të madh” në përgjithësi.
Vendimi nuk ka të bëjë vetëm me numrin rekord të rasteve. Gonorrea po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u trajtuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.