Drejtësia

Vendet vakante në KLGJ dhe KLP, Ambasada amerikane thirrje magjistratëve të aplikojnë  

Ambasada e SHBA-së nxit të gjithë magjistratët që të aplikojnë për vakancat në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Në postimin e ambasadës së SHBA-së thuhet se ky është një çast i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri për të siguruar përparim të vazhdueshëm.

Afati i fundit i aplikimeve është në datën 4 shtator 2023.

“Ambasada e SHBA nxit të gjithë magjistratët e kualifikuar për të shërbyer në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë të aplikojnë për vendet e lira në KLGJ dhe KLP. Ky është një çast i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri për të siguruar përparim të vazhdueshëm dhe ruajtjen e parimeve përcaktuese të reformës në drejtësi. Mos e humbisni mundësinë për të dhënë kontribut në një reformë në drejtësi që është efektive, transparente dhe e drejtë – në emër të kolegëve tuaj magjistratë dhe qytetarëve shqiptarë.  Afati i fundit i aplikimeve: e hënë, 4 shtator, 2023”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në Facebook duke i bashkëngjitur edhe dy linqet kur mund të aplikohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë