Analize

Vendet që po fitojnë luftën kundër Covid-19 drejtohen nga gratë

Në Tajvan, masat e hershme e kanë kontrolluar pandeminë e koronavirusit aq me sukses sa tani po eksporton miliona maska ​​për fytyrën për të ndihmuar Bashkimin Europian në luftën kundër pandemisë.

Gjermania nga ana tjetër, ka ndërmarrë shkallën më të madhe të testimit për koronavirusit në Europë, duke kryer 350,000 teste çdo javë, duke e zbuluar përhapjen e virusit aq shpejt sa për të izoluar dhe trajtuar në mënyrë efektive pacientët.

Në Zelandën e Re, kryeministrja ndërmori veprime të hershme për të vendosur të gjithë vendin në karantinë për një muaj të tërë, duke kufizuar bilancin e viktimave të koronavirusit në vetëm nëntë vdekje.

Angela Merkel

Të treja vendet kanë marrë vlerësime për trajtimin e tyre mbresëlënës të pandemisë koronavirus. Ato janë shpërndarë në të gjithë globin: një është në zemër të Europës, një është në Azi dhe tjetri është në Paqësorin e Jugut. Por të treja këto vende kanë një gjë të përbashkët: udhëhiqen nga gratë.

Suksesi i tyre dhe qeverive të tjera të udhëhequra nga gratë në trajtimin e një pandemie globale është më e rëndësishmja, duke pasur parasysh që gratë përbëjnë më pak se 7% të udhëheqësve botërorë.

Gjermania, me 83 milion qytetarë, ka pasur mbi 132,000 të infektuar, por një bilanc vdekjeje shumë më të ulët se shumica e vendeve të tjera evropiane. Kancelarja gjermane Angela Merkel,  e cila ka një doktoratë në kimi kuantike, ka fituar sërish mbështetjen e qytetarëve të saj për shkak të frenimit të pandemisë. Gjermania ka numrim më të madh të shtretërve të kujdesit në Eueopë.

Kryeministrja zelandeze Jacinda Ardern

“Ndoshta forca jonë më e madhe në Gjermani … është vendimmarrja racionale e kombinuar me besimin që gëzon zonja Merkel,” i tha Hans-Georg Kräusslich, kreu i virologjisë në Spitalin Universitar në Heidelberg.

Zelanda e Re nga ana tjetër është një vend ishullur me gati pesë milion, i cili mbështetet shumë tek turizmi. Por kryeministrja Jacinda Ardern mbylli kufijtë e Zelandës së Re për vizitorët e huaj më 19 mars dhe njoftoi bllokimin e lëvizjeve për kate javë duke kërkuar që të gjithë punëtorët të qëndrojnë në shtëpi përveç atyre që punojnë në supermarkete.

Zelanda e Re ka kryer testime të gjera dhe ka regjistruar mbi 1.300 raste me koronavirus, por vetëm nëntë vdekje. Zelanda e Re, sipas  të dhënave e ka kaluar pikun e pandemisë, por Ardern ka thënë se nuk do t’i japë fund masave kufizuese pa kaluar edhe disa javë.

Sanna Marin

“Përballë kërcënimit më të madh për shëndetin e njeriut që kemi parë në mbi një shekull, mendojmë se izolimi është i vetmi që mund të ofrojë një mur të mbrojtjes mbarëkombëtar,” tha Ardern në një fjalim para kombit të enjten.

Vendet nordike

Katër nga pesë vendet nordike drejtohen po ashtu nga udhëhehësë gra. Ato kanë secila nivele më të ulëta të vdekjes nga koronavirusi në krahasim me pjesën tjetër të Europës. Për shembull, Kryeministrja e Finlandës, 34-vjeçarja Sanna Marin është udhëheqësja më e re në botë, por nën drejtimin e saj Finlanda, një vend më një popullsi prej 5.5 milion ka shënuar vetëm 59 viktima.

Katrin Jakobsdottir

Kryeministrja e Islandës Katrín Jakobsdóttir qeveris një vend të vogël me 360,000 njerëz. Por testimet e koronavirusit janë realizuar në shkallë të gjerë, duke zbuluar se rreth gjysma e të gjithë personave që testojnë pozitiv me koronavirus janë asimptomatikë. Islanda gjithashtu ndërhyri me gjurmimin e hershëm, duke karantinuar të gjitha rastet e dyshuara me koronavirus.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë