Familjet në Danimarkë janë më të pasurat në rajonin e Europës, sipas një analize nga Banka Qendrore e shtetit danez.
Një familje mesatare për 4 mujorin e fundit të vitit 2020 mbante 1.88 mln korona, rreth 300.000 dollarë.
Përllogaritjet u bënë nga Banka Qendrore Europiane gjatë kësaj jave, për 27 vendet anëtare të BE-së.
Shifrat tregonin se danezët zakonisht kishin edhe borxhe më të larta, me 560.000 korona daneze, pas Luksemburgut, ku njerëzit zakonisht kishin 660.000 korona daneze borxhe.
Sidoqoftë, Danmarks Nationalbank vuri në dukje se shumica e detyrimeve të danezëve ishin në borxhe bankare dhe hipotekare me kolateral të pasurive të patundshme.
Familjet në Hollandë janë të dytët me shifra të larta në asetet financiare, me 1.58 milion korona daneze, pasuar nga Luksemburgu 1.59 milion korona daneze dhe Suedia 1.51 korona daneze.
Ndërkohë, familjet në Rumani rezultuan më të varfrat në BE, me vetëm 80.000 korona daneze në asete financiare.
Bullgaria gjithashtu rezulton me 110.000 korona daneze në asete financiare. Greqia kategorizohet në nivel të ulët, me 230.000 asete financiare, por gjithashtu edhe me borxhe të larta në 90.000 korona daneze.
Burimi: CNBC/Përshtati: Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.