Gazeta Si – Në mesin e më shumë se 100 vendeve të prekura nga tarifat e presidentit amerikan Donald Trump ka edhe disa ishuj të vegjël australianë që janë pothuajse ose plotësisht të pabanuar.
Nuk është e qartë nëse ata janë përfshirë në listë me llogaritje të vetëdijshme apo thjesht automatikisht, thjesht sepse janë pjesë e territoreve të jashtme të Australisë (e cila është ndër vendet mbi të cilat administrata Trump ka vendosur tarifa 10 për qind).
Megjithatë, kjo ishte shumë e çuditshme, si në sytë e atyre që administrojnë ato vende (ku ka një administratë lokale) ashtu edhe të kryeministrit australian Anthony Albanese, i cili komentoi: “Asnjë vend në Tokë nuk është i sigurt”.
Can someone please tell Donald Trump that the only people in the British Indian Ocean Territory are the U.S. base at Diego Garcia?
— Oliver Cooper (@OliverCooper) April 2, 2025
He’s taxing an American military base. pic.twitter.com/TxHBMzl074
Ndër këto territore janë, për shembull, Ishulli Heard dhe Ishujt McDonald, ku taksat për eksportet në Shtetet e Bashkuara do të jenë 10 për qind.
Janë dy ishuj vullkanikë të pabanuar, ndër vendet më të largëta në Tokë. Ato ndodhen në Oqeanin Jugor dhe janë më shumë se 4 mijë kilometra larg qytetit të Perthit, në bregun perëndimor të Australisë.
Për t’i arritur ato duhen dhjetë ditë lundrim, i cili ndryshon në varësi të kushteve të motit. Askush nuk jeton atje dhe vizitohen vetëm herë pas here për qëllime kërkimore shkencore, mbi të gjitha për shkak të faunës së tyre: kafsha më e përhapur është pinguini lindor. Natyrisht nuk ka aktivitete ekonomike në ishull, dhe për këtë arsye nuk ka eksporte.
Trump vendosi gjithashtu tarifa në ishullin Norfolk, i cili është ende pjesë e territoreve të jashtme të Australisë.
Ndodhet në Oqeanin Paqësor, rreth 1500 kilometra në lindje të Bayron Bay, në bregun lindor të Australisë.
Njerëzit jetojnë në Norfolk, megjithëse shumë pak: ka një popullsi prej rreth 2 mijë banorësh, mbi të cilët administrata Trump ka vendosur tarifa prej 29 për qind.
Edhe në këtë rast nuk janë të qarta arsyet e detyrimeve dhe as pse janë më të larta se ato të Australisë. Sipas administratorit lokal të ishullit, George Plant, “nuk ka eksporte të njohura nga Norfolk Island në Shtetet e Bashkuara dhe nuk ka tarifa ose barriera të tjera tregtare për mallrat që mbërrijnë në ishullin Norfolk”.
Edhe nëse do të kishte, është e vështirë të imagjinohet se ata mund të konkurrojnë me një ekonomi me madhësinë e Shteteve të Bashkuara.
Një tjetër vend i çuditshëm, ku janë vendosur tarifat e SHBA-së, është Territori Britanik i Oqeanit Indian, i cili është pjesë e Territoreve Britanike të Jashtme dhe shtrihet midis Tanzanisë dhe Indonezisë.
Janë gjashtë atole, ku të vetmit banorë janë praktikisht vetëm ushtarët britanikë dhe amerikanë të vendosur në bazën e përbashkët ushtarake në ishullin Diego Garcia (më i madhi i arkipelagut të Ishujve Chagos, me një sipërfaqe prej 30 kilometrash katrorë). Tarifat këtu do të jenë 10 për qind.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.