Nga Gazeta “SI” – Rregullorja e re për tregun e kriptove në të gjithë botën, u miratua në takimin e grupit teknik të OECD-së dhe mund të jetë standardi i taksimit të aseteve për 2023-shin, në vendet e G20-s.
Grupi i punës së OECD-së, përgjegjës për informimin rreth sistemeve të taksimit, kaloi draftin për rregulloren e kriptove.
Ka ende disa mangësira si projektligj, por pritet që drafti final të publikohet në shtator, po nga OECD, por ky është formati që do t’i shkojë ministrave të Financës në vendeve në G20.
Roger Brown, këshilltar për taksat në kompaninë e teknologjisë, Chainalysis, thotë se një standard global i taksimit të kriptove është shumë i rëndësishëm, sepse vetëm rregullatorët kombëtarë nuk janë mjaftueshëm.
“Për të zhbllokuar potencialin e kriptove kërkohen rregulla të qarta që nxjerrin në pah të njëjtat përfitime si nga rregullimi i sektorit tradicional financiar në BE dhe SHBA”, -tha Broën.
Gjithsesi, ekspertët janë të familjarizuar me ekosistemin e kriptove dhe janë të vetëdijshëm për nevojën e rregullimit ndërkombëtar.
Ekonomia e kriptove është në rritje me dhjetëra kompani të përfshira në të gjatë dy viteve të fundit, por ky trend në rritje ka shumë pak monitorim.
Luhatjet e fundit në çmimet e Bitcoin dhe asetet e tjera kanë zhvlerësuar shumë biznese të kriptove dhe rriti nevojën për monitorim jashtë kufijve.
Pasiguria e NFT-ve
Tatimpaguesit janë të shqetësuar se përfshirja e tyre në taksa do t’i demotivojë ata të bëhen pjesë e tregut. Ka gjasa që pjesë e draftligjit të bëhen edhe NFT-të, të rrezikshme për pastrimin e parave dhe krimeve të tjera financiare.
“Vende të ndryshme kanë vendosur taksa mbi të ardhurat e fituara nga shitja e NFT-ve”, – thotë Brown.
NFT-të trajtohen si shërbime të TVSH-së sepse nuk kanë një shërbim apo produkt të caktuar. Por pyetja është nëse duhet aplikuar TVSH-ja për të gjithë klientët, përfshirë ato anonimë, pasi ligjet ndryshojnë nga vendi në vend.
Ministrat e financave të G20 diskutuan mangësitë në shkëmbimin automatik të informacionit (AEOI) në takimin e tyre të 15 korrikut, sepse ai nuk mbledh detaje të rëndësishme tatimore si pronësia përfituese e kriptove. /Internationaltaxreviews
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.