Drejtësia

Vëllai i Erion Veliajt ankohet për kontrollet e SPAK, Gjykata e Lartë e rrëzon

Gazeta Si – Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj kundër vendimit për kontrollin e banesës së tij, të kryer nga SPAK-u gjatë vitit 2024.

Mësohet se vendimi është dhënë në dhomë këshillimi nga trupi gjykues I përbërë nga: Albana Boksi, Medi Bici dhe Sokol Binaj, të cilët u shprehën se vendimi i Apelit të Posaçëm i datës 31 korrik 2025 duhet të qëndrojë në fuqi.

Kështu gjykata ka lënë në fuqi aktin që autorizonte kontrollin e banesës së Arbër Veliajt. Më herët e njëjta kërkesë është rrëzuar edhe nga Apeli i GJKKO.

Vëllai i kryebashkiakut të Tiranës është pyetur në SPAK në lidhje me hetimin ndaj Erion Veliajt.

Më 23 korrik, SPAK mori të pandehur kryebashkiakun Veliaj për “korrupsion”, “pastrim të parave”, “fshehje të pasurisë” dhe “futje të sendeve të ndaluara në burg”. E pandehur u mor edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si edhe disa biznesmenë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë