Ka ndodhur

Velipojë/ Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në plazh, gjobitet 100 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti të riut

Nga Gazeta ‘Si’– Një i ri në Velipojë me iniciale B.B është gjobitur me 100.000 lekë për shkak se rrezikoi jetën e pushuesve duke kryer manovra të rrezikshme me Jet Ski në det.

Uniformat blu gjithashtu bllokuan Jet Ski për mungesë dokumentacioni.

Sipas njoftimit, drejtuesi i mjetit lundrues, pasi konstatoi shërbimet e Policisë Kufitare, mbylli mjetin lundrues dhe u largua.

Policia Kufitare apeloi për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë