Dy automjete, në pronësi të shtetasit David Ndoci dhe të parkuara pranë banesës së tij, janë qëlluar me armë zjarri mëngjesin e të hënës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të kësaj të hëne, ndërsa deri më tani nuk dihen shkaqet dhe autorët e të shtënave me armë.
Burime shprehen se pronari i makinave “Benz” dhe “Ford Fiesta”, është sekretar organizate i Partisë Socialiste në Gomsiqe, Velipojë.
“Rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij”, – thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




