Politike

Veliaj s’u ndahet analistëve: Kollaj të japësh mend kur je bërë llucë në kazino

Nga Liqeni i Farkës, Erion Veliaj tha se ndihet energjik më shumë kurrë, se do të vijojë të drejtojë Bashkinë e Tiranës, ndërsa nuk kurseu me tepri protestën e një pjesë të opozitës dhe analistët.

 “...Imagjinoni të futet Mul Noka në ndërtesë, çfarë do bëjë? S’ka drejtuar ndonjëherë shtet, s’ka bërë ndonjëherë prokopi. Imagjino të futet goca e Saliut dhe çuni i Fariut… futuni, është një ndërtesë, por nuk është ndërtesa institucioni. Institucioni, bashkia e qytetit, janë njerëzit e mrekullueshëm që punojnë përditë e përditë”, tha Veliaj.

 “Tirana do shkojë lart e më lart, hijenat do shkojnë poshtë e më poshtë. Puna do vlerësohet gjithmonë e më shumë dhe llapaqenëria do vlerësohet gjithmonë e më pak...”,. vijoi ai

Veliaj komentoi sërish qëndrimet e disa prej analistëve  nëpër studio televizive të cilët i kanë kërkuar dorëheqjen.

“Të rrish në studio e të japësh mend se në Tiranë nuk bëhet asnjë punë, pasi je bërë llucë në kazino, është kollaj. Nga divani të gjithë janë mjeshtra, tregojnë edhe si qeveriset bota, planeti dhe universi. Të dalësh në rrugë me fshesë, me lopatë, të sigurohesh që krasitet, që pastrohet, t’i rrish punës tek koka, ky është heroizmi i shekullit ku jetojmë dhe këta janë njerëzit, heronjtë tanë të punës”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë