Nga Gazeta ‘Si’- Pas zërave lidhur me një krisje të mundshme në raportin mes tij dhe kryeministrit Edi Rama në lidhje me debatin për emërimin dhe shkarkimin e kryetares në detyrë të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë ‘prapakthehu’.
Pas shkarkimit të Anuela Ristanit, vendim që u kundërshtua nga Rama, Veliaj ka vendosur ta rikthejë sërish atë në krye të Bashkisë së Tiranës.
Arsyeja është, se siç shprehet, kishte bërë një ridelegim te Sara Goxhaj, por që ishte i gabuar, pasi ky emër nuk ishte dakordësuar me ekipin drejtues.
Përmes një reagimi në Facebook, ai ka hedhur poshtë zërat për krisjen me Ramën dhe shkruan se nuk ka asnjë përplasje, porse mall që të takohet me të. Të gjitha lajmet e qarkulluara sipas Veliajt janë hamendësuar në media.
Ai thotë se i gjithë keqkuptimi ka ndodhur ngaqë po “punon” pa informacionin e mjaftueshëm, duke qenë se është i izoluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.