Gazeta Si – GJKKO ka shtyrë për në datën 23 prill shqyrtimin e ankimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon heqje ose zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg” lidhur me hetimet që po kryhen ndaj tij për veprat penale të “korrupsionit dhe pastrimit të parave”.
Sipas asaj që mësohetm prokurori i çështjes, Olsi Dado ka prezantuar veprimet hetimore të kryera. Ndërkohë avokatët kanë kërkuar kohë të njihen me aktet. Seanca në 23 prill pritet të mbahet në orën 13:30.
Në seancën e sotme kryebashkiaku nuk ka qenë i pranishëm, teksa është përfaqësuar nga avokatët e tij. Kërkesa e kryebashkiakut pritet të shqyrtohet nga gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Bani, i cili firmosi masën “arrest në burg” në shkurt të këtij viti.
Erion Veliaj eliaj u arrestua më 10 shkurt, i akuzuar për dy vepra penale, atë të “korrupsionit pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”. 2 ditë më vonë, u verifikua masa e “arrestit me burg” ndaj tij në GJKKO, ndërkohë që për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa u caktua masa e “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.