Drejtësia

Veliaj i pandehur për inceneratorin e Tiranës?Dumani: S’kanë mbaruar hetimet. Ahmetaj, i mirëpritur të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë!

Nga Gazeta ‘SI’ –Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë prezantimit në Kuvend të raportit të SPAK, po u përgjigjet dhe pyetjeve nga deputetët e opozitës.

Pyetur nga Jorida Tabaku për procesin hetimor të inceneratorit të Tiranës dhe pse nuk është marrë ende i pandehur ish-kreu i Bashkisë Erion Veliaj, Dumani tha se hetimi është ende në zhvillim.

Po ashtu ai shtoi se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, është “i mikëpritur” të bëhet bashkëpuntor i drejtësisë.

“Lidhur me inceneratorët, kemi Elbasanin, Fierin dhe Tiranën. SPAK ka hetuar në kuadër të këtyre procedimeve penale 71 pesona të gjithë niveleve, disa janë në nivele penale të formës së prerë, disa në hetim, disa në gjykim dhe po hetohet për fakte penale të tjera për këtë veprimtari kriminale. Lidhur me inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, ato procedime kanë kaluar të gjitha fazat e shyqrtimit gjyqësor dhe kanë gjetur të drejtë kualifikimin ligjor të bërë nga SPAK. Lidhur me pyetjen që nuk është marrë i pandehur ende Veliaj, dua të them se hetimet parprake nuk kanë përfunduar ende dhe vijojnë akoma për inceneratorin e Tiranës. Lidhur me dëshminë e Ahmetajt, Deklarimet publke të tji velrësohen rast pas rasti, Per ne sot ai është person në kërkim ndërkomëbtar për disa vepra penale. Në cdo moment që një subjekt dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë është mëse i mirëpritur”, u shpreh ai.

Ndërkohë, një pyetje e deputetit Luçiano Boçi drejtuar Dumanit shkakton të qeshura në Kuvend.

“Pse e ka shpallur SPAK, Ramën të paprekshëm?Nuk ka të paprekshëm. Për prokurorët e posaçëm nuk kanë rëndësi emrat, por vetëm provat”, u përgjigj, mes të tjerash, kreu i SPAK.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë