Futboll

Vedat Muriqi trondit Barcelonën, sulmuesi kosovar u shënon katalanasve

Gazeta Si – Vedat Muriqi gjen sërish rrugën e rrjetës në La Liga. Këtë herë ndaj gjigantëve të Barcelonës, në ndeshjen e javës së 7-të të kampionatit.

‘Pirati’ ka kaluar Majorkën në avantazh që në minutën e 8-të të ndeshjes, duke shënuar me një gjuajtje të saktë në zonë. Falë golit të sulmuesit kosovar, skuadra vendëse udhëhoqi 1-0 ndaj kryesuesve të klasifikimit, por këta të fundit barazuan me Rafinjan. Në fundin e pjesës së parë Muriqi dha në asist me kokë për Prats dhe Majorka realizoi golin e dytë. Lopez barazoi shifrat në 2-2 në pjesën e dytë dhe me këtë rezultat përfundoi ndeshja.

Muriqi kishte shënuar edhe ndaj Selta Vigos ditë më parë, ndërsa ky gol i shënuar sot ka vlera të mëdha, sepse ndaj Barcelonës të ndodh rrallë te shënosh dhe për më tepër i jep skuadrës së tij avantazhin, edhe pse momental.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë