Sulmuesi i ekipit të Kosovës Vedat Muriqi ka deklaruar se janë kontrolluar nga policë të Izraelit në Aeroportin e Prishtinës.
Muriqi, në një intervistë televizive, ka thënë se nuk po ndihen në presion, por sipas tij, nuk po i kuptojnë veprimet e Izraelit.
“Këtu ka ardhur të luajë edhe Mali i Zi edhe Rumania, nuk ka pasur probleme. Nuk i kanë pasur policët e vet, po vijnë tw luajnw futboll, nuk e di pse po tuten apo për diçka tjetër, besoj nuk është presion për ne”.
“Në aeroportin tonë të Kosovës ka pasur policë të Izraelit, që kanë ardhur special të na kontrollojnë. Ne po shkojmë për sport, jo të luftojmë”, ka thënë Muriqi.
Edhe gjatë konferencës për shtyp rreth stadiumit kishte policë izraelitë, që kontrolluan stadiumin dhe gjithçka rreth tij.
FFK: Deklarata e Muriqit për policinë izraelite u keqkuptua
“Federata e Futbollit e Kosovës dhe futbollisti i ekipit kombëtar, Vedat Muriqi sqarojnë opinionin publik se prononcimi në lidhje me kontrollin policor në aeroportin e Prishtinës është keqkuptuar”, ka thwnw FFK.
“Në prononcimin e tij të sotëm, futbollisti Muriqi i është referuar kontrollit të nënshtruar në muajin mars, para udhëtimit të ekipit kombëtar të Kosovës për në Tel Aviv dhe e ka ndërlidhur atë rast me nivelin e sigurisë për ndeshjen e 12 nëntorit”.
“Përndryshe Federata e Futbollit e Kosovës është falënderuese për bashkëpunimin e madh të ofruar nga Policia e Kosovës dhe organet tjera shtetërore në lidhje me aspektin e sigurisë për organizimin e ndeshjes ndaj Izraelit”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Klan Kosova
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.