Ka ndodhur

Vdes tragjikisht punonjësi i pastrimit në kampin e muxhahedinëve në Manëz

Gazeta Si – Një punonjës i pastrimit, ka ndërruar jetë aksidentalisht, ndërsa ishte duke hequr plehrat brenda kampit të muhaxhedinëve në Manëz.

Mësohet se 64-vjeçari SH.T., ka përfunduar brenda makinerisë që mbledh plehrat në kamp dhe është copëtuar.

Sipas dëshmisë se kolegëve të tij, makineria në një moment është bllokuar dhe teksa ai po tentonte ta zhbllokonte, aksidentalisht ka lëvizur levën dhe makineria e ka tërhequr brenda.

Deri tani ende nuk ka një njoftim nga policia për këtë ngjarje, e cila ka ndodhur ditën e shtunë Viktima ishte baba i katër fëmijëve dhe punonte si shofer me makinën e pastrimit në Manëz.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë