Gazeta Si – Pas vdekjes në spitalin e Traumës të 52-vjeçarit Lefter Brisku, Policia e Kuçovës njoftoi se ka ndaluar 22-vjeçarin Bjorsi Shushari, i cili e dhunoi rëndë pasi e kapi në banesë duke i vjedhur pulat.
Në datën 26.02.2023, gjatë natës në banesën e tij është futur për të vjedhur, Lefter Biçaku, 52 vjeç i cili u konstatua nga pronari i shtëpisë, Bjorsi Shushari, me të cilin më pas u konfliktuan.
Gjatë konfliktit mbeti i dëmtuar Lefter Biçaku, i cili ndodhej në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ndërroi jetë në spital sot më datë 04.03.2023.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




