Nga Gazeta ‘SI’- Një shtetas grek, 48 vjeç, është dërguar pa shenja jete në urgjencën e spitalit të Sarandës mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00. Viktima është identifikuar si Pavllos Simeriontaqis, 48 vjeç, nga Athina.
Pas mbërritjes në spital është njoftuar policia, ndërsa ka nisur veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Burime nga policia bëjnë me dije se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshimet paraprake lidhen me një arrest kardiak si shkak i mundshëm i vdekjes. Sipas burimeve, shoqëruesit që e çuan personin e pa jetë në spital, lanë trupin në spital dhe u larguan.
Trupi do të transportohet drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje