Ka ndodhur

Vdes 23-vjeçarja në spital. Dyshohet se konsumoi disa lloje ilaçesh

Një vajzë e re ka vdekur pasi dyshohet se ka konsumuar disa medikamente.

23-vjeçarja, banore e Borizanës, raportohet se ka vdekur në një spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes për vdekjen e të resë, A.XH.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.08.2024, ka ndërruar jetë në spital shtetasja A. Xh., 23 vjeçe, banuese në Borizanë, e cila dyshohet se ka konsumuar sasi medikamentesh të ndryshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë