Ka ndodhur

Vdekja tragjike e 3-vjeçarit në kopshtin privat, arrestohet edukatorja në Fier

Një ditë pas vdekjes tragjike të vogëlushit 3 vjeç në një kopsht privat në Fier, është arrestuar edukatorja, e cila duhej ta kishte nën kujdes. Sipas policisë, shtetësja R.B., 27 vjeçe, është vënë në pranga, pasi duhet ta kishte nën mbikëqyrje të miturin.

Dyshimet janë se fëmija është mbytur në momentin kur është zgjatur për të marrë një veshje në varësen e rrobave, në të cilën ka ngecur kapuçi i xhupit. Sipas policisë, fëmija është rrëzuar në këtë moment duke u mbytur prej xhupit.

Ai u gjet i shtrirë nga edukatoret në ambientet e kopshtit, të cilat e dërguan urgjentisht në spital, por ka qenë e pamundur për mjekët pasi fëmija ka mbërritur pajetë aty. 

Daja i të miturit tha në një prononcim për mediat se ishte mjeku që ndoqi rastin dhe njoftoi se i mituri shkoi në spital i vdekur dhe me një shenjë në fyt.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë