Ka ndodhur

Vdekja e turistes britanike në Sarandë, arrestohet përgjegjësi i ekspeditës së zhytjes

Gazeta Si – Një ditë pasi një turiste angleze gjeti vdekjen gjatë një ekspedite zhytjeje në Sarandë, është arrestuar përgjegjësi i kësaj ekspedite.

Bëhet fjalë për një 45-vjeçar me iniciale S.K., i cili sipas policisë kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes në grupin e tij të punës, si dhe nuk ka siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje.

Ajo ka qenë duke u zhytur pranë vendit të njohur si “Anija e mbytur” dhe ende janë duke u sqaruar rrethanat.

Zhytësja ishte pjesë e një skuadre zhytësish profesionistë që gjendeshin në një ekspeditë eksplorimi.

Burime nga spitali i Sarandës konfirmojnë se shtetësja britanike mbërriti pa shenja jete në spital.

Sipas vlerësimit paraprak mendohet se ajo mund të ketë pësuar një sulm paniku gjatë zhytjes që mund të ketë sjellë më pas atak kardiak megjithatë për të gjitha rastet e të huajve ekspertiza mjeko-ligjore kryhet në Tiranë. Vlerësimet përfundimtare të shkakut të vdekjes priten këtë të martë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë