Filma

Vdekja e shkaktuar nga Baldwin gjatë xhirimeve të ‘Rust’, gjobiten producentët

Gazeta Si – Producentët e filmit “Rust” janë gjobitur për atë incident që shkaktoi vdekjen e drejtoreshës së fotografisë, Halyna Hutchins, e qëlluar aksidentalisht nga aktori Alec Baldwin. Shtëpia prodhuese e filmit është kritikuar nga autoritetet amerikane se “nuk ka ndjekur linjën udhëzuese në lidhje me sigurinë”.

Gjoba maksimale kap shifrën e 136.793 dollarëve. Sipas Departamentit të Ambientit në New Mexico, në rastin konkret është treguar indiferentizëm karshi rrezikut të përdorimit të armëve të zjarrit gjatë xhirimeve.

Aktori Alec Baldwin pas incidentit. Gazeta Si, 20 prill 2022

Janë vënë re disa shkelje dhe ka prova të mjaftueshme për të arritur në konkluzionin se, nëse do të ishin djekur praktikat standarde të këtij sektori, tragjedia do të ishte shmangur.

Halyna Hutchins u qëllua për vdekje dhe regjisori Joel Souza mbeti i plagosur në tetor të vitit të kaluar, teksa Baldwin po provonte atë që mendonte se ishte një pistoletë e sigurt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë