Ka ndodhur

Vdekja e punëtorit indian në fabrikën e aluminit në Elbasan: Arrestohen 3 persona, 2 të tjerë nën hetim

Një punëtor indian ka humbur një ditë më parë jetën në një aksident në punë në fabrikën e riciklimit të aluminit, në ish-kombinatin metalurgjik të Elbasanit. Pas kësaj tragjedie, policia ka arrestuar tre persona, dy shtetas të tjerë indianë dhe përgjegjësi teknik, banor në Gramsh. Ndërkohë 2 të tjerë janë vënë nën hetim.

Sipas policisë, “specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fabrikën e riciklimit të aluminit, në ish-kombinatin metalurgjik, ku humbi jetën pasi u dëmtua aksidentalisht nga një pajisje pune, shtetasi Onkar Parjapat, 45 vjeç, janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, 3 punonjës të fabrikës, shtetasit:

– Kul Bahadur Biswakarma, 46 vjeç, banues në Elbasan (shtetas indian), drejtuesi i mjetit të punës (pirun) që ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin O. P., gjatë procesit të punës
– Aaditya Ras, 29 vjeç, banues në Elbasan (shtetas indian), me detyrë inxhinier përgjegjës;
– Andi Bajrami, 31 vjeç (shtetas shqiptar), banues në Gramsh, me detyrë drejtues/përgjegjës teknik.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 administratorët e firmës,Ilir Londo., 52 vjeç, banues në Gramsh dhe Admirim Kala, 34 vjeç, banues në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë