Bota

Vdekja e Navalny, 400 persona arrestohen brenda natës në Rusi pasi bënë homazhe për të

Më shumë se 400 persona janë arrestuar në Rusi pasi protestuan vdekjen e liderit opozitar Alexei Navalny.

Kjo është vala më  madhe  e arrestimeve në Rusi që nga shtatori i 2022-shit, kur 1.300 qytetarë u arrestuan për demonstratat kundër pushtimittë Ukrainës.

Navalny, një ish-avokat 47-vjecar, ra pa ndjenja dhe vdiq në vend të premten e shkuar, pas një ecje në “Ujkun Polar”, burgu në Arktik ku ai po vazhdonte dënimin 30 vjecar.

OVD-Info, media ruse, tha se pjesa më e madhe e të arrestuarve u kapën në Shën Pjetërsburg dhe Moskë, ku mbështetja për Navalnyn ishte e madhe. Agjencitë ruse të lajmeve, nën kontrollin e polotë të Kremlinit, nuk raportuan asnjërën nga ngjarjet.

Vdekja e Navalny po përcan opozitën ruse ndërsa Putin përgatitet për zgjedhjet presidenciale të marsit – një votim i vendosur për të mbajtur ish-spiunin e KGB-së në pushtet të paktën deri në vitin 2030.

Pamjet e filmuara nga Reuters të shtunën në Shën Petersburg treguan dhjetëra të mbledhur pranë një monumenti për viktimat e represionit. Protestuesit vendosën lule dhe qirinj, ndërsa disa kënduan himne dhe të tjerë u përqafuan me njëri-tjetrin duke derdhur lot.

“Më vinte shumë keq për të dhe për vendin tonë,” tha një grua 83-vjeçare që merrte pjesë në grumbullim, e cila nuk pranoi të jepte emrin e saj. “Jam e frikësuar.”

Një reporter i Reuters në vendngjarje tha se rreth 30 persona u arrestuan menjëherë pasi mbaroi këndimi.

OVD-Info raportoi gjithashtu arrestime individuale në qytete më të vogla në të gjithë Rusinë, nga qyteti kufitar i Belgorodit, ku shtatë u vranë në një sulm me raketa ukrainase të enjten, deri në Vorkuta, një postë minierash në Arktik, dikur qendër e kampeve të punës gulag të epokës së Stalinit. .

Gazeta online e lajmeve SOTA raportoi se në Luhansk, një territor ukrainas tani nën kontrollin rus, banorët vendosën lule në nder të Navalny-t në një monument që përkujton viktimat e liderit të Bashkimit Sovjetik Joseph Stalin.

Në një qytet tjetër, u vendosën lule në një monument për heronjtë e Revolucionit Rus të fillimit të shekullit të 20-të.

“Megjithë përpjekjet e autoriteteve për të hequr lulet, vazhdojnë të shfaqen”, raportoi SOTA.

Pamjet e filmuara nga Reuters në Moskë treguan forcat e rendit duke grumbulluar njerëzit në tokë në dëborë, afër një vendi ku vajtuesit kishin lënë lule dhe mesazhe në mbështetje të liderit të vdekur të opozitës.

“Në çdo departament policor mund të ketë më shumë të arrestuar sesa në listat e publikuara,” tha OVD-Info. “Ne publikojmë vetëm emrat e atyre njerëzve për të cilët kemi njohuri të besueshme dhe emrat e të cilëve mund t’i publikojmë.

Reuters nuk mundi të verifikonte menjëherë numërimin. Policia nuk pranoi të komentonte.

Burimi: CNBC, Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë