Bota

Vdekja e Navalnit në burg, media britanike: U vra me një goditje grushti në zemër

Gazeta Si - Alexei Navalny "u vra me një grusht në zemër, një teknikë e përdorur nga ish-agjentët e forcave speciale të KGB-së, pasi u ekspozua ndaj kushteve të ngrirjes për disa orë".

Kështu shkruan gazeta britanike "The Times", duke cituar Vladimir Osechkin, themeluesin e grupit të të drejtave të njeriut Gulagu.net.

Ndërkohë, nëna e disidentit, e cila nuk lejohet të shohë trupin e djalit të saj, ka vendosur të padisë Moskën: një gjykatë në veriun e largët të vendit do të shqyrtojë ankesën e saj për "veprime të paligjshme".

Sipas Osechkin, i cili citoi një burim që punonte në koloninë penale të Arktikut, ku Navalni vdiq të premten, mavijosjet e gjetura në trup janë në përputhje me teknikën e "grushtit të vetëm".

Para vdekjes së tij, kundërshtari i Putinit ishte detyruar të kalonte më shumë se dy orë e gjysmë jashtë, në një hapësirë ​​izolimi, ku temperatura mund të bjerë në 27 gradë nën zero, tha Osechkin. Si rregull, të burgosurit e kësaj kolonie penale të Arktikut nuk mbahen jashtë për më shumë se një orë.

Menjëherë pas vdekjes, Lyudmila Navalnaya, nëna e Alekseit, arriti në burgun e largët IK-3, por nga e shtuna, kur ajo ndodhet aty, është penguar të shihte trupin.

Agjencia e lajmeve ruse “Tass”, raporton se seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura: gjykata në qytetin arktik të Salekhard do të shqyrtojë çështjen më 4 mars, raportojnë bashkëpunëtorët e nënës së disidentit të ndjerë rus.

Ndërkohë, qeveria britanike e Rishi Sunak, ka njoftuar se ka vendosur sanksione kundër gjashtë zyrtarëve rusë që dyshohet se janë përgjegjës për vdekjen e Navalnit në burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë