Ka ndodhur

Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohen dy punonjës të stafit teknik, nën hetim një tjetër

Nga Gazeta Si- Policia e Dibrës ka vënë në pranga dy punonjës të minierës në Bulqizë, ku humbi jetën minatori Kujtim Dangri, 38 vjeç. Ndërkohë, drejtuesi teknik është vënë nën hetim.

Sipas policisë, 2 punonjësit e stafit teknik, G.K., 47 vjeç brigadier dhe B.C., 62 vjeç nuk morën masa për sigurimin e kushteve të mbrojtjes në punë.

Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për R. P., 67 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë drejtues teknik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë