Politike

Vdekja e Mbretëreshës/ Edhe Tirana ‘në zi’, reagimet e politikës

Ditën e sotme është ndarë nga jeta Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II.

Me anë të postimeve ka reaguar edhe politika shqiptare.

“Ngushëllime të ndjera Familjes Mbretërore, popullit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Komonuellthit për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabet II. Ajo ishte një mbretëreshë me zemër të madhe, forcë e kuraje te jashtëzakonshme dhe do të kujtohet gjithnjë me respekt dhe admirim”, shkruan Presidenti Bajram Begaj.

Edhe kryetarja e Kuvendit,  Lindita Nikolla ka shprehur mesazh ngushëllimi.

“Ndarja nga jeta e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elisabeta II, është një lajm i trishtuar jo vetëm për popullin e Mbretërisë së Bashkuar, por për gjithë njerëzimin. Një jetë e tërë në shërbim të kombit, të shtetit dhe qytetarëve!

Mbretëresha Elisabeta II, përbashkuesja e kombit, e pranuar gjerësisht si simbol i stabilitetit të Mbretërisë së Bashkuar dhe botës, e  ndihmoi vendin e saj në ndryshimet e mëdha përgjatë shtatë dekadave, për forcimin e identitetit kombëtar,  rritjen e ndikimit gjeopolitik dhe të pozitës ndërkombëtare.

Pushofshi në paqe, Madhëria Juaj!”, shkruan Nikolla.

Ndërsa me anë të një postimi në Facebook kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shkruan: “Mirupafshim Mbretëreshë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë