Ka ndodhur

Vdekja e dy rinjve në një kantier në Gramsh, arrestohet pronari i kompanisë

Gazeta Si – Eduart Deliu, pronari i firmës së ndërtimit, ku humbën jetën një ditë më parë dy punëtorë ndërtimi në fshatin Holta të Gramshit, është arrestuar këtë të diel.

Policia njofton se 45-vjeçari u prangos në flagrancë me akuzën e “shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”.

Të shtunën në mesditë, dy punëtorë, Egzon Lleshi dhe Abaz Basha, përkatësisht të moshës 22 dhe 32-vjeç, humbën jetën pasi një masiv dheu u shemb në një kantier ndërtimi, teksa ishin duke punuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë