Drejtësia

Vdekja e 3-vjeçarit, Apeli lë në fuqi masën ‘arrest shtëpie’ për Roland dhe Ina Xhaxho

Gazeta Si – Apeli i Tiranës lë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Roland dhe Ina Xhaxhon, ndërsa ka ndryshuar masen për Marta Ginën, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.

Ndërsa ndaj dy mjekëve të IML, Elton Serani dhe Erindo Allo është hequr masa “pezullim nga detyra”, pasi Gjykata e Tiranës e kishte caktuar këtë masë vetëm për një periudhë 1 mujore.

Brian Spahiu humbi jetën 2 vite më parë në klinikën detare “Splendent”, pas ndërhyrjes në 14 dhëmbë, si pasojë e mbidozës së anestezisë.

Ndërkohë, ndaj dy mjekëve të IML, Elton Serani dhe Erindo Allo, është hequr masa e pezullimit nga detyra, pasi Gjykata e Tiranës e kishte caktuar këtë masë vetëm për një periudhë 1 mujore.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur dy vite më parë, kur Brian Spahia humbi jetën në klinikën dentare “Splendent” pas një ndërhyrjeje në 14 dhëmbë, si pasojë e mbidozës së anestezisë.

Roland Xhaxho akuzohet për ‘vrasje nga pakujdesia’ në lidhje me vdekjen e 3 vjeçarit Brian Spahiu ndërsa ndaj, Ina Xhaxhos rëndojnë dy akuza ‘mashtrim’ dhe ‘vrasje nga pakujdesia’.

Stamatologia Marta Gina të cilës Apeli i ka zbutur masën e sigurës akuzohet për ‘Vrasje nga pakujdesia në bashkëpunim’.

Masat e sigurisë u dhanë ndaj tre personave pas përgjigjjesë ekspertizësmjekoligore nga Italia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë