Nga Gazeta “SI” – Në ankandin e sapozhvilluar të Bankës së Shqipërisë për Bonot 12-mujore të Thesarit, yield-i rezulton 3.47%, me rritje 0.43% nga ankandi i fundit dhe niveli më i lartë që nga viti 2015.
Sipas të dhënave të BSH-së, shuma e shpallur për këtë titull ishte 10 mld lekë, por kërkesat e paraqitura arritën deri në 8.5 mld lekë.
Në të njëjtën ditë Banka zhvilloi dhe ankandin e bonove 3 mujore, yield-i i të cilëve po ashtu shënoi rritje, në 1.9% nga 1.69% që ishte në ankandin paraardhës.
Shuma e shpallur për Bonot 3 mujore ishte 1 mld lekë dhe u kërkua 1.99 mld lekë. Rritja e yield-eve të Bonove nisi për herë të parë në fillim të muajit janar 2022 dhe tani ka tejkaluar edhe parashikimet e BSH-së për një tendencë rritëse deri në gjysmën e vitit dhe jo më tej.
Kjo rritje shkon paralelisht me rritjen e inflacionit në vend dhe rritjen e normave të interesit, ku titujt i kushtojnë më shtrenjtë qeverisë, si mjet, sepse norma e kthimit tek investitorët është më e madhe, kur maturohen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




