Futboll

Vazhdon “fshesa” te Kukësi, largohet edhe Donjet Shkodra

Kukësi mund të cilësohet deri në këto momente si ekipi “mbret” në merkaton e dimrit. Skuadra verilindore është treguar shumë aktive këtë janar si në afrime edhe në largime. Në hyrje janë emrat e Shkurtajt dhe Rrocës nga Luftëtari, ndërsa në dalje kanë qenë emrat e Zguros, Spehar dhe Harba. Por jo vetëm këta të tre, pasi Kukësi mëngjesin e kësaj të hënë ka zyrtarizuar edhe largimin e Donjet Shkodrës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi verilindor shkruan se ka ndërprerë kontratën me mesfushorin 29-vjeçar.

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/photos/a.313620202116667/1648454408633233/?type=3&theater

Largimi i Shkodrës ishte i pritshëm dhe po përflitej prej disa ditësh në fakt, pas ardhjes së Rrocës, që kishte krijuar një mbipopullim në repartin e mesfushës. Vlen të përmendet se disa javë më herët Kukësi largoi nga ekipi edhe një legjendë të tij si Besart Musolli, që vijon rikuperimin nga dëmtimi jashtë vendit edhe pse më vonë Gjici vendosi që ta rikthejë atë sapo të përfundojë fazën rehabilituese.

Sakaq Donjet Shkodra tashmë është lojtarë i lirë në treg dhe mund të zgjedhë ta vazhdojë karrierën e tij. Në disa medie është folur për një interesim nga ana e Partizanit, Skënderbeut dhe Teutës, por mbetet për t’u parë se cilën skuadër do të zgjedhë mesfushori për të vijuar karrierën e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë