Menaxhim

Vazhdon debati për akulloret kancerogjene në treg / Shalsi: Keni përhapur panik. KLSH: S’jemi hetues, por aditues

Nga Gazeta 'SI' - Debati i një dite më parë për akulloret e kontaminuara që shiten në treg, vazhdoi edhe sot me deputetët tek komisioni i Ekonomisë dhe kreun e KLSH-së, Arben Shehu.

Kreu i komisionit, Eduard Shalsi tha me ton të ashpër se çështja e një dite më parë ka përhapur panik tek qytetarët dhe pyeti Shehun se pse ky skandal u raportua 3 vite më vonë dhe nëse ka pasur hapa ligjorë.

Drejtuesi i Kontrollit të Lartë të Shtetit u shpreh se ka pasur nëj kallëzim penal nga KLSH, por nuk është bërë publike dhe se skandali u rikthye tani në fokus pasi ka nevoja emergjente për sëmundjet tumorale, që lidhen me këtë produkt.

“Është trajtuar për shkak të rëndësisë që ka nevoja emergjente për sëmundjet tumorale në lidhje me këtë produkt. E kemi konstatuar gjithë rekomandimet tona, gjithsecili nga institucioni jo vetëm është në dijeni por duhet të merrte masat. Nëse ju e vlerësoni, por rasti konkret është pasqyruar, jo vetëm në institucion, por në procesin që ligj na lejon. Raporti në fjalë që ju e trajtuat si mungesë informacion është vënë në dispozicion në vitin 2022, akullorja. Qëllimi është parandalimi sa të jetë e mundur, rasti ka kallëzim penal, nuk e kemi bërë publik për shkak të vlerësimit tonë. Është bërë lidhur me dy institucione të tjera. Ne nuk jemi organ hetimi, pro auditues”, ka sqaruar Shehu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë